[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Donika flet për ngjarjet në Maqedoni, nuk e thotë asnjë fjalë për lirimin e Ramush Haradinajt



 

 

Ka hyrë në Kuvend me votat e AAK-së. Ka qenë një nga më të zëshmet në Kuvend në përkrahje të Ramush Haradinajt. Madje ka qenë shefe e GP të AAK-së.

Por sot Donika Kadaj Bujupi ka ndërruar jo vetëm partinë por edhe fjalorin dhe qëndrimin e saj politik. Ajo e ka fshirë nga fjalori i saj edhe AAK-në si parti edhe Ramush Haradinajt si lider politik. Madje për befasi ajo nuk e ka thënë asnjë fjalë, as edhe në murin e saj në Facebook nuk e tha asnjë fjalë as për mbajtjen e Haradinajt në Francë e asnjë fjalë nuk e nxori nga goja as për lirimin e Ramush Haradinajt, shkruan Botapress.

Donika Kadaj Bujupi merret me ngjarjet në Maqedoni duke e “harruar” lirimin e Haradinajt.

Në Maqedoni po shpërfaqet përsëri fytyra e vërtetë e një regjimi fashist i cili pas dhunës shumëvjeçare ndaj shqiptarëve po vret tani edhe vullnetin e shumicës parlamentare. Gruevski dhe Mijalkovi nuk janë vetëm emra të përveçëm. Ata janë frymë dhe koncept. Autoritar dhe shtypës. Në gjithë këtë katrahurë, “normaliteti” dhe “neutraliteti” i pretenduar i Tiranës dhe Prishtinës zyrtare rëndon edhe më shumë pamjet e tmerrit.