[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Donald Trump vjedh fotografinë e inaugurimit të Obamës (Foto)



Donald Trump e ka përdorur fotografinë nga inaugurimi i Barack Obamës në vitin 2009 si fotografi të re të kopertinës në rrjetine tij social në Twitter.

Fotografia është e kohës kur Barack Obama fitoi mandatin e parë si president i Amerikës, e ku për inaugurimin e tij ishin prezent mbi 1.8 milionë njerëz, transmeton lajmi.net

Kanë qenë të menjëhershme reagimet nga ndjekësit e Trumpit në twitter, duke i’a bërë me dije se ajo fotografi i përkiste inaugurimit të Obamës.

Pas rreth një ore fotografia e Trumpit u zëvendësua me një tjetër, ku shihej flamuri i shtetit Amerikës, por pa u dhënë ndonjë sqarim për fotografinë e mëparshme. /Lajmi.net

trump

trump1