[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Donald Trump nënshkruan një urdhër të ri ekzekutiv



Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka nënshkruar sot një urdhër ekzekutiv për t’i pakësuar në mënyrë dramatike rregulloret federale duke iu kërkuar agjencive që t’i heqin nga dy rregullore ekzistuese për çdo ligj të ri.

“Ky do të jetë veprimi më i madh i tillë që vendi ynë ka parë ndonjëherë. Do të ketë rregull; do të ketë kontroll, por do të jetë kontroll i normalizuar,” ka thënë Trump teksa e ka nënshkruar urdhrin në Zyrën Oval, i rrethuar nga një grup i vogël i pronarëve të biznesit, transmeton Express.

Veprimi më i fundit ekzekutiv i Trump-it do ta përgatisë një proces për Shtëpinë e Bardhë, për të vendosur një kufizim vjetor në çmimin e rregulloreve të reja, ka thënë një zyrtar i lartë amerikan para nënshkrimit të urdhrit./