[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Donald Trump e vendos sërish Melania-n në një situatë të padëshirueshme (Foto)



Melania Trump është në kopertinën e revistës Vanity Fair të Meksikës në një çast të papërshtatshëm.

Zonja e parë do të jetë në faqen e parë të revistës për muajin shkurt, ku shfaqet me një pirun mbi një enë me bizhuteri, si të ishin makarona. Në nëntitullin kryesor ajo emërtohet “nueva Jackie Kennedy.”

Vanity Fair i Meksikës e publikoi në Twitter kopertinën dhe historinë, dje, në të njëjtën ditë kur presidenti i vendit  Enrique Peña Nieto, anuloi takimin me Presidentin Trump, bashkëshortin e Melania-s, pas këmbënguljes së tij që Meksika të paguajë për ndërtimin e murit përgjatë kufirit mes shteteve. Pagesa, sipas tij, do bëhet me anë të një takes për produktet e importuara nga Meksika.

Fotot dhe shkrimi i Vanity Fair Meksikë janë ricikluar nga botimi i prillit të GQ-së. Dy revistat janë në pronësi të së njëjtës kompani, Condé Nast.

Presidenti Trump ka pasur mosmarrëveshje me Vanity Fair për vite.