[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Donald Trump befason me deklaratë qysh në ditën e parë, ja çka paralajmëroi



Sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po bëhet ceremonia e inaugurimit të presidentit të 45-të. Në shtetin më të fuqishëm në botë, sot betohet Donald Trump, si presidenti më i ri i SHBA-ve, pas fitores së zgjedhejve me 8 nëntor 2016, raporton KosovaLajm.net

Qysh sot Trump, ka dhënë një deklaratë befasuese dhe të papritur me paralajmërime të çuditshme ndryshe nga para-ardhësit e tij.

Trump, ka thënë se shteti amerikan nuk do të jetë në duart e tij, por në duart e amerikanëve.

”Nga sot Amerika do të jetë në duart e juaja, jo në dorën time. Amerika është e para, Amerika është e amerikanëve”, tha Trump, njofton KosovaLajm.net

”Mjaftë duke mbrojtur kufinjtë e vendeve të huaja, kemi lënë ushtrinë tonë, duke u kujdesur për kufinjt e vendeve tjera. Amerika do të fitojë si asnjeherë më parë. Ne do ti kthejmë vendet e punës, do ti kthejmë kufinjt tanë, do ti kthejmë ëndrrat tona. Ne do të bëjmë me miqësi me vendet tjera të botës dhe do të jemi shëmbull për të tjerët. Ne do të bëjmë aleanca të reja dhe do ta zhdukim terrorizmin radikal islam nga faqja e dheut”, tha presidenti më i ri i SHBA-ve