Një dokumentë – propozim bazë i përpunuar nga negociatorët serb si përgjigje ndaj mesazheve të qarta diplomatike dërguar Qeverisë serbe për njohjen e domosdoshme të pavarësisë së Kosovës po diskutohet në Këshillin për Shqyrtim pranë Presidencës Serbe në Beograd .
Propozim dokumenti i datës 20 Korrik quhet “Irlanda e Veriut – Mësimi për Kosovën zgjidhja e problemit të veriut të Kosovës, dy faza dhe opsione kryesore “
Në dokument propozim shqyrtohen dy opsionet kryesore se di do te zgjidhet problematika e Veriut të Republikes se Kosoves.
Irlanda këmbënguli për pavarësinë në fillim të shekullit të njëzetë të cilën, pas një beteje, Londra përfundimisht e pranoi , thuhet ne dokument duke vazhduar se : ” Zgjidhja e Londrës ishte të ndante ishullin e Irlandës, duke mbajtur veriun dhe duke hequr pjesën tjetër ” ata ranë dakord për një paketë kompromisi të njohur si Marrëveshja e së Premtes së Mirë, në të cilën Irlanda e Veriut mbeti zyrtarisht pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, por fitoi vetëqeverisje efektive.
Serbia eshte per nje Marreveshje te se Premtes se Mire te stilit Irlandez
Kur diplomatët flasin për një “zgjidhje të Irlandës së Veriut” për statusin e veriut të Kosovës, ata pa dyshim kanë parasysh një farë analogjie me Marrëveshjen e së Premtes së Mirë. Marrëveshja e së Premtes së Mirë e trajton këtë duke ofruar një kompromis të “rrugës së tretë”.
Prandaj, zgjidhja, e cila në thelb është një modifikim i vogël i qëndrimit të qeverisë së Kosovës – se veriu mund (ndoshta) të bëhet pjesë e Bashkimit të Komunave Serbe në këmbim të njohjes së të gjithë Kosovës nga Serbia – nuk është shitur. politikisht.
Duke potencuar ne dokument se : “shumica e serbëve më mirë do ta ngrinin çështjen e statusit të Kosovës sesa ta ndajnë atë, në pritje të ndonjë ndryshimi të favorshëm të rrethanave në të ardhmen ” por sipas tyre problemi eshte i madh me “Shqiptaret te cilet te bezdisur nga situata limbo dhe nese nuk do te arrinin te merrnin njohjen nga Serbia , do te shkonin me veprime unilaterale te bashkimit te Kosoves me Shqiperine , me cka do te detyronte Serbine te interventonte ushtarakisht ne veriun e Kosoves per ta inkorporuar brenda Serbise dhe mos lejuar bashkimin me Shqiperine ” kjo sipas propozim dokumentit do te shkaktonte “eskalim ” ne marrdheniet etnike ne Kosove.
Diplomatët nga SHBA dhe BE e kanë bërë të qartë muajt e fundit se statusi i ngrirë nuk do të tolerohet më. Në atë pikë ata mund të rishikojnë rastin e Irlandës së Veriut dhe logjikën e ndarjes si një zgjidhje për mospërputhjen e kufijve politikë dhe demografikë.
Qeveria e Serbisë e ka kuptuar mesazhin diplomatik dhe pritet që në shtator të dalë me propozim që Serbia të pranojë njohjen e Kosovës sipas modelit irlandez me dy shtete të pavarura.
– Njohja e Republikës së Kosovës Veriore me kryeqytet Mitrovicën e Veriut.
– Njohja e Republikës së Dardanisë me kryeqytet Prishtinën.
Serbia do të propozojë njohjen e Shtetit të Pavarur të Veriut të Kosovës në dy faza.
Faza e tranzicionit do të zgjaste 5 vjet, ku veriu i Kosovës do të krijohej si Krahinë Autonome që do të kishte të drejtë të mbante referendum për pavarësinë 5 vjet pas krijimit të saj.
Faza e tranzicionit do të zgjaste 5 vjet, ku veriu i Kosovës do të krijohej si Krahinë Autonome që do të kishte të drejtë të mbante referendum për pavarësinë 5 vjet pas krijimit të saj.
Shteti i Serbisë do të garantonte me marrëveshje ndërkombëtare se do ta njohë pavarësinë e Republikës së Dardanisë pas përfundimit të referendumit për pavarësinë në Rajonin Autonom të Kosovës Veriore.
Serbia do të kërkojë nga Qeveria e Prishtinës që të garantojë se do të njohë rezultatet e referendumit për pavarësinë në veri të Kosovës.
Serbia do të kërkojë nga Qeveria e Prishtinës që të garantojë se do të njohë rezultatet e referendumit për pavarësinë në veri të Kosovës.
Serbia do të propozojë që Marrëveshja Themelore me Prishtinën të nënshkruhet në Mars 2023 si Marrëveshje Themelore që marrëveshja përfundimtare të nënshkruhet në dhjetor 2028.
Qeveria serbe sipas dokumentit do t’i referojë këto propozime për shqyrtim bazë tek diplomatët që përfaqësonin vendet e tyre në bisedime.
Perktheu Isa A.Kasumi – Shkup
4 Gusht , 2022.