Do të shkriheni së qeshuri me këtë deklaratë të Artan Abrashit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi konsideron se partisë së tij duhet t’i organizohet një koktej pasi sipas tij, “lëshuan pe” për kërkesat e ndërkombëtarëve.

Duke folur në lidhje me zhgënjimin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian patën me planin e ri të kryeministrit Albin Kurti dhe mosdëgjimin ndaj kërkesave të tyre, deputeti i partisë në pushtet vlerëson se këta duhet të ndihen falendërues.

“Kemi pas kërkesë, insistim të faktorit ndërkombëtar, BE-së, Amerikës, për ta shtyrë afatin vazhdimisht. Ne me qëllim që të mos i krijojmë pozicion të favorshëm Serbisë edhe e kemi pranuar këtë gjë. Aq sa e njoh unë Vetëvendosjen, edhe qeverisjen e Vetëvendosjes, ndërkombëtarët duhen me qenë shumë falënderues për këtë lëshim pe. Bile mendoj që është dashtë me bë këso koktej recepsioni për këtë punë”, ka thënë ai në “Java sonte me Rronin”.

Deputet Abrashi s’u ndal me kaq, pasi që i quajti absurde kërkesat e partnerëve ndërkombëtarë të Kosovës.

Ndryshe, kundër kërkesës së ndërkombëtarëve, të premten e kaluar, Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti mori vendim për zbatimin e vendimit për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe me targa të Kosovës: RKS, përkundër kërkesës së ndërkombëtarëve që ky vendim të shtyhet për dhjetë muaj.

Vendimi nis së zbatuari më 1 nëntor në tri faza. E para është qortimi i shoferëve që vozisin makina me targa të tilla; faza e dytë është gjobë prej 150 eurosh për ata shoferë dhe e treta janë targat provuese.

Zbatimi i këtij plani do të përfundojë më 21 prill, prej kur në qarkullim do të lejohen vetëm makina me targa RKS, apo Republika e Kosovës./Botapress.info/

ngjashme