“Do na mungojë përherë fytyra e saj e buzëqeshur”, kush është gjimnazistja shqiptare që humbi tragjikisht jetën

Gjimnazistja Magbule Gashi nga Kosova është ndarë nga jeta. Ky lajm i trishtë është bërë me dije nga vetë shkolla “7 Shkurti”në Obiliq, ku ajo studionte.

Në postimin e bërë nga gjimnazi nuk zbulohet arsyeja se pse Magbule ka ndëruar jetë, ndërkohë thuhet se ajo ishte një nxënëse shumë e dashur.

“Njoftim mortor !

Jemi mësuar të shkruajmë e të bëjmë njoftime vetëm për sukseset dhe të arriturat e nxënësve tanë.

Tani po na dridhen duart kur po shkruajmë njoftime të tilla të dhimbshme, por ja që edhe vdekja është pjesë e jetës, sado e dhimbshme, e papranueshme dhe e padashur për ne.

Sot, morëm lajmin pikëllues se ish nxënësja e shkollës sonë Magbule Gashi qenka ndarë nga jeta.Magbulja, ishte nxënëse shumë e dashur, me qasje shumë konstruktive dhe të matur me të gjithë mësimdhënësit dhe shoqërinë.

Andaj, ndarja e saj nga kjo jetë, ka lënë në mërzi, jo vetëm pjesëtarët e familjes, por edhe të gjithë mësimdhënësit dhe shoqërinë e saj.

Do të na mungojë përherë fytyra e saj e buzëqeshur, fryma pozitive dhe përkushtimi me plot dashuri për jetën.I përjetshëm qoftë kujtimi për Magbulen tonë të dashur !U prehtë në paqe në botën e pasosur !”, thuhet në njoftim.

ngjashme