Do heqë dorë nga NATO? Vjen lajmi i papritur nga Ukraina

Qeveria e Kievit duket se është e gatshme për “një zgjidhje diplomatike” dhe për të diskutuar kërkesën ruse për neutralitet ndaj NATO, por këmbëngul se nuk do t’i japë “asnjë centimetër” territor Moskës.

Kështu u shpreh në një intervistë për Bloomberg TV, Ihor Zhovkva, zv.shef i kabinetit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe një nga këshilltarët e tij kryesorë për politikën e jashtme.

“Kushti ynë i parë për të pasur një negociatë të tillë është armëpushimi i menjëhershëm dhe tërheqja e trupave ruse”, tha ai.

Ndërsa presidenti ukrainas, Volodomyr Zelensky tha në një intervistë për “Die Zeit” se edhe Polonia është gjithashtu në rrezik.

Për Zelenskyn, Putini “dëshiron të shpërbëjë Evropën, ashtu si Ukrainën”. Zelensky është i bindur se i gjithë kontinenti është në rrezik për sa kohë që Rusia ka një shans për të sulmuar një shtet tjetër. Nga këndvështrimi i tij, synimi i Putinit janë gjithashtu Moldavia, Gjeorgjia dhe vendet Baltike.

“Unë besoj se kërcënimi i luftës bërthamore është një blof”, shtoi Presidenti ukrainas: “Një gjë është të jesh vrasës, tjetër gjë është të jesh vetëvrasës. Mund të kërcënosh me armë bërthamore vetëm kur pjesa tjetër nuk funksionon”./Botapress.info/

ngjashme