[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Djaloshi i lindur me 4 këmbë dhe 2 penisë po e merr veten (Foto +18)



Një djalosh indian i lindur me katër këmbë dhe dy penisë është i gatshëm të rikthehet në shtëpi, pas një operacioni të suksesshëm.

Doktorët në spitalin “Narayana Health City” në Bangalore të Indisë i kanë përshkuar ndërlikime e këtij rasti para gazetarëve lokalë sot gjatë një konference për media, transmeton Express.

Djaloshi, të cilit ende nuk ia kanë vënë emrin, u lind me polymelia – një defekt i rrallë i lindjes kongjenitale që rezulton në gjymtyrë apo organe shtesë, të cilat zakonisht janë të deformuara.

“Këto janë probleme që ndodhin kohë pas kohë dhe nuk varen nga statusi ekonomiko-social,” ka thënë doktori Sanjay Rao, i cili është kirurg pediatër në spitalin “Narayana Health City”.

Rao e ka kryer operacionin në djaloshin.

Po ashtu, Rao tha për CNN se prindërit e djaloshit i kanë dhënë atij leje për ta diskutuar rastin e të birit të tyre në publik.

Polymelia është një çrregullim gjenetik, i cili mund të shkaktohet nga anomalitë kromozomale apo agjentët mjedisorë, sipas një artikulli në “Journal of Clinical Imaging Science”.

/Gazeta Express/