• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Djali i Smajl Hajdaraj: Babai e dinte se do të ekzekutohej, thoshte “cili jemi tash në radhë”

nga Botapress.info
17 Janar, 2022
në Aktuale
ShareShareShare

Një prej vrasjeve më të rënda të pasluftës në Kosovë ka ndodhur 20-vite më parë, më 17 janar të vitit 2002, kur ish-deputeti i LDK-së Smajl Hajdaraj ishte qëlluar për vdekje në hyrje të banesës së tij në Pejë.

 

Vrasja e Smajl Hajdarajt nuk është zbardhur ende.

 

Djali i Smajl Hajdarajt, Shpëtimi, thotë se si familje kanë parë që nuk ka vullnet për të zbardhur vrasjen e prindit të tij.

“Duhet ta kemi parasysh faktin se edhe vrasja është bërë në mënyrë shumë profesionale dhe shumë pak prova kishin lënë vrasësit”, tha ai në RTV Dukagjini, percjell Telegrafi.

 

Ai thotë se prindi i tij u vra rreth orës 20:00 në hyrje të banesës familjare në lagjen Fidanishte të Pejës.

 

 

“Sipas ekzaminimeve kanë qenë dy ekzekutor që i kishin zënë pritën babit. Dyshohet se ata e kishin përcjellë gjatë gjithë kohës”, tha ai.

 

Djali i Smajl Hajdarajt thotë se për prindi i tij gjatë gjithë kohës ka qenë i vetëdijshëm se do ta vrasin.

 

“Mund të them se që nga koha e luftës ka pasur shqetësime se mund ta vrasin. Madje ai e dinte se do ta vrisnin pasi të gjithë anëtarët e LDK-së vriteshin në rrethana të njëjta. Pas vrasjes së Xhemajl Mustafës, Ismet Rracit, Shaban Manajt, Shefki Popovës etj., ai thoshte se cili jemi në radhë”.

 

Shpëtim Hajdaraj thotë se vrasja ishte politike dhe se nuk ka dyshime që vrasësit ishin shqiptarë.

 

Ai thotë se babai ka marrë kërcënime kohë pas kohe nga persona të ndryshëm, që thotë se edhe vet prindi i tij në atë kohë i kishte deponuar në organet e drejtësisë.

 

I biri i Smajl Hajdarajt thotë se shpreson që asnjë vrasje nga paslufta të mos mbetet e pazbardhur

Të ngjashme

Aktuale

Policia bllokon Rektoratin, përsëri alarm për bombë

nga Bota Press
24 Maj, 2022
Aktuale

Këta janë emrat e 15 personave të arrestuar në Ferizaj për 73 kilogramë d…

nga Bota Press
24 Maj, 2022
Aktuale

Nuk u realizua në institucione, tash protestohet për tërheqjen e parave nga Trusti

nga Bota Press
24 Maj, 2022
Aktuale

Në drejtim të Policisë së Kosovës u shkrepën 26 plumba, detaje për aksionin në Zveçan

nga Bota Press
24 Maj, 2022


Lajmet e fundit

  • Ndodh fenomeni i pazakontë: Mbyllen aeroportet dhe shërbimet publike
  • Në gjyq me ish-partneren, Johnny Depp i ndodh e paimagjinueshmja
  • Ministria e Mbrojtjes hap konkurs për rekrutimin e kadetëve
  • Policia deklarohet për alarmin për bombë në Rektorat: Kanosja erdhi përmes postës elektronike
  • Rriten pagat në Zvicër, sa paguhen punëtorët e ndërtimit

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.