[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Djali i kandidatit të AAK-së për kryetar të kësaj komune kapet me 100 kg drogë



Familjarë të ish-kandidatit të AAK-së për kryetar të Rahovecit, Islam Gashi, kanë rënë në pranga të Policisë në aksionin e fundit të antidrogës, ku u kapën mbi 300 kilogram[ drogë.
Në mesin e të arrestuarve është edhe djali i Islam Gashit, i cili është arrestuar në shtëpinë e tij në Krushë të Madhe, ku janë zbuluar të fshehura mbi 100 kg marihuanë.
Lajmin për KALLXO.com se njëri nga 9 personat e arrestuar është djali i ish-kandidatit e ka konfirmuar vetë Islam Gashi.
“Po, djali im është arrestuar nga Policia e Kosovës sepse është kapur me drogë. Nuk di më shumë detaje”, theksoi Gashi, i cili gjithashtu ka shtuar se më nuk është pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

“Kam qenë dikur mirëpo nuk jam më pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës”, shtoi Gashi.Islam Gashi ka qenë kandidat i AAK-së për kryetar të Rahovecit në zgjedhjet lokale të vitit 2009.
Në këtë aksion, Policia e Kosovës kapi mbi 300 Kilogramë drogë në një operacionin të zhvilluar para dy dite në rajonin e Gjakovës dhe Ferizajt.