Ambasadës Amerikane vetëm përmes këshilltarëve të tij, Ditari i Buzhalës ia nxjerr videon kur thoshte se marrëdhëniet me SHBA-në nuk janë si të gjyshit me nip.
Molla e sherrit në mes SHBA-së dhe Kurtit e ka vetëm një emër: Zajednicë.
Militanti mesatar e arsyeton kryeministrin për prishje me SHBA-në, sepse këtë gjë e ka pritur. E ka pritur sepse kështu është stërvitur nga kryeministri i sotshëm, atëherë në opozitë.
Buzhala në Ditarin e tij shfaq Kurtin si inxhinier që i kupton mirë “Bazat e Elektroteknikes”, që sqaronte mjaft mirë presionin ndërkombëtar bazuar në rrymë, rezistencë dhe tension.
Shembull ky të cilin mund ta marrë secili prej nesh bazuar në profesionin e tij duke krahasuar me diçka palidhje në politike.
Ligjërata të ngjashme Kurti u kishte mbajtur edhe deputetëve në Kuvend lidhur me bojlerat e filterat.
Para gazetarëve kishte zgjedhur të flasë për prerjen tërthore të bakrit para një fabrike…
Krejt këto skena ku Kurti veç si kryeministër nuk duket, nuk i ndihmojnë ta mbajë miqësinë me SHBA-në.
Paralelisht, militantët e tij që janë nën ombrellën e ndikimit ‘kurtian’ masturbojnë me këto video që s’i bëjnë dobi askujt, por më së paku raportit me SHBA-në.
Por, për Kurtin e opozitës “Shqiptarët s’e duan SHBA-në, vetëm i frikësohen” — thoshte ai.
Me këtë frikë Kurti fshihet pas karakterit multietnik të Kosovës që të mos e bëjë Zajednicën.