Ditën e shtunë, më 3 korrik PDK, partia më e madhe opzitare në vend do të mbajë zgjedhjet e brendshme, ku deri tani kandidati i konfrimuar për këtë post është Memli Krasniqi, derisa pritet që shumë shpejt të zyrtarizohet edhe kandidatura e Enver Hoxhajt.
Sekretari elektoral i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi ka thënë se përveç Memli Krasniqit dhe Enver Hoxhajt do të zyrtarizohen edhe emra tjerë, pasi sipas tij PDK’ja ka disa figura meritore për këtë post.
“Enver Hoxhaj pritet të zyrtarizojë në ditët në vazhdim kandidaturën e tij, mirëpo do të jenë edhe disa kandidatë tjerë, duke qenë se në PDK ka disa figura tjera të ngritura”, tha Gjoshi gjatë ditës së djeshme.
Konventa e 10’të e PDK’së do të fillojë të shtunën me 3 korrik në ora 9:30.
Kujtojmë që deri më tani vetëm Memli Krasniqi ka dorëzuar kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës. /Botapress/