Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK’së, sot ka njoftuar se do kalojë në Lëvizjen Vetëvendosje por i ka kërkuar falje ish kryetarit të kësaj partie Kadri Veselit për këtë aderim, shkruan Botapress.info
Fejza tha ishte koleg në fakultet me liderin e partisë Albin Kurti, dhe është takuar sot sërish për të aderuar në partinë e tij.
Por Afrim Fejza ishte i famshëm për një video të tij gjatë kohës që ishte profesor në shkollën e mesme ‘’Fehmi Lladrovci’’ në Drenas.
Në vitin 2014, Fejzës i ishte publikuar një video kur gjatë orës së mësimit luante ‘’dita-nata’’ me nxënësit e tij.Kjo video ishte dërguar nga një nxënës, derisa shihet Fejza i cili u tregon nxënësve se kur të mbyllin dhe hapin sytë. Më poshtë videoja e cila u bë një ‘’oops i famshëm’’./Botapress.info/