• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Dita ditës po prishet “mashallahu” në VV, dorëhiqet edhe një asambleist i zhgënjyer

nga Bota Press
28 Janar, 2022
në Lajme
ShareShareShare

Reshat Mujota ka dhënë sot dorëheqje nga pozita e asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Shtimes. Ish-anëtari i PDK-së thotë se nuk gjeti rehati as tek partia e Albin Kurtit. Kjo pasi sipas tij VV-ja nuk iu përmbajte marrëveshjeve, shkruan Gazeta Botapress.

Mujota ka kritikuar kryetarin aktual, Qemajl Aliu se nuk ju përmbajtë meritokracisë. Kritika pati edhe për jo transparencë dhe llogaridhënie.

“Qytetari i Shtimes duhet që të jetë në dijeni se pse unë sot ndodhem në këtë ulëse. Nuk u përmbajtën marrëveshjet, nuk u përmbajt meritokracia, nuk po shihet se jeni tranaprarent dhe llogaridhënie që keni. Vet fakti që me urdhër merret pauza, s’ka llogari në këtë Kuvend,. S’jep llogari kryetari në këtë kuvend”, tha ai, në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal të Shtimes.

Ai deklaroi se bashkëqeverisja duhet të bëhet me qytetarët e Shtimes e jo me të komunave të tjera. Kjo pasi së fundmi kandidati i VV-së për kryetar të Kaçanikut, Jeton Raka u zgjodh drejtor i Prokurimit në Shtime.

“E dyta, meritokraci, bashkëqeverisje, po ua citojë me fjalë të Albin Kurtit qysh i sulmoni njerëzit dhe qysh po ja u kthej se çka të folsh ti nesër të kthehet ty. Po ta citojë sikur Albin Kurti, meritokraci, bashkëqeverisje. Unë e kuptojë bashkëqeverisjen, bashkëqeverisje me qytetarët e Shtimet me njerëzit e Shtimes, e jo bashkëqeverisje me komunën e Kaçanikut”, ka thënë ai.

Më tutje, tashmë ish-asamblisti i VV-së tha se më parë u largua edhe nga PDK-ja për shkak se në këtë subjekt politik u veprua mbi interesa personale.

“Kur i ktheni parimet në interesa personale, Reshat Mujota i biri i Ahmet Mujotës sikur që u largua nga PDK-ja për njerëz që kanë pasur interesa personale dhe u futa në një subjekt që hala ma shumë ka interesa personale tërhiqet dhe sot jam i pavarur. Deklarohem publikisht që sot jam anëtar i kuvendit i pavarur”, deklaroi Mujota, që nga sot do  të jetë asamblist i pavarur në Komunën e Shtimes. /Express/

 

Tags: vv- ikjet

Të ngjashme

Botë

Ndodh fenomeni i pazakontë: Mbyllen aeroportet dhe shërbimet publike

nga Bota Press
24 Maj, 2022
Lajme

Në gjyq me ish-partneren, Johnny Depp i ndodh e paimagjinueshmja

nga Bota Press
24 Maj, 2022
Kosovë

Ministria e Mbrojtjes hap konkurs për rekrutimin e kadetëve

nga Bota Press
24 Maj, 2022
Lajme

Policia deklarohet për alarmin për bombë në Rektorat: Kanosja erdhi përmes postës elektronike

nga Bota Press
24 Maj, 2022


Lajmet e fundit

  • Ndodh fenomeni i pazakontë: Mbyllen aeroportet dhe shërbimet publike
  • Në gjyq me ish-partneren, Johnny Depp i ndodh e paimagjinueshmja
  • Ministria e Mbrojtjes hap konkurs për rekrutimin e kadetëve
  • Policia deklarohet për alarmin për bombë në Rektorat: Kanosja erdhi përmes postës elektronike
  • Rriten pagat në Zvicër, sa paguhen punëtorët e ndërtimit

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.