Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris të Francës.
Xhudistja kosovare ishte afër ta fitonte medaljen e artë, por këtë nuk e arriti, pasi në finalen e kategorisë deri në 52 kilogramë Distria humbi nga xhudistja franceze, Amandine Buchard.
Në këtë garë kanë marrë pjesë edhe Laura Fazliu në kategorinë deri 63 kilogram dhe Flaka Loxha në kategorinë deri 57 kilogramë.
Por të dyja ato janë eliminuar qysh në sfidat e para.
Kurse, Akil Gjakova është eliminuar pas dy luftërave në kategorinë deri 73 kilogramë.
Kjo garë e seniorëve ishte e para për Majlinda Kelmendin si trajnere, e cila tani po punon krahas trajnerit Driton Kuka.