• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

“Disa nga ata janë porositës të vrasjeve politike”, Gërvallës i vjen mbështetja e fortë nga Gjermania,

nga Bota Press
11 Maj, 2021
në Diaspora
ShareShareShare

Shoqatat shqiptare në Gjermani, përmes një komunikate për media kanë dalur në mbëshetetje të Ministres së Jashtme dhe Zëvendëskryeministres, Donika Gërvalla.

“Sulmet e orkesturuara të filluara në tempullin e demokracisë në Kuvend, gjuha e përdorur pa etikë, fyerjet, arroganca dhe sulmet verbale deri në sulm fizik ndaj ministres së Punëve të Jashme dhe Diaspores znj. Donika Jusuf Gërvalla tregojnë sjelljen e një klase tanimë të tejkaluar politike, të dëshpëruar duken në panik, e cila humbi komoditetin e pushtetit dhe përfitimet nga abuzimi i skajshëm i pushtetit”, thuhet ndër tjerash në reagimin e tyre, përcjellë Botapress.info

Reagimi i plotë:

Reagim nga disa shoqata shqiptare në Gjermani

Shoqatat Kulturore „Sali Çekaj“- Pfaffenhofen,

Qendra kulturore” Hailbron

„Abeja“-Freising

„ Shqiponjat e Bajernit“-Egenfelden.

FC „ Kosova“ München “Yjet e Kosovë” e.V. Emmendingen dhe „ Dardania“ nga Manheimi dhe Ëiesbaden, „Kadri Zeka“ nga Nürtinge-i.

Rrjeti shqiptaro-gjerman për angazhim politik (DANPE).

Shoqata“ Gjergj Kastrioti -SKENDERBEU“ Minchem, “Universiteti i Diasporës Shqiptare “, Ëaiblingen. Shoqata “Dardania e.V.” Ravensburg, Shkuruaje edhe Fondacioni„Besa“ München.

Të nderuar bashkatëdhetarë dhe ju qytetarë të Republikës së Kosovës,

Sulmet e orkesturuara të filluara në tempullin e demokracisë në Kuvend, gjuha e përdorur pa etikë, fyerjet, arroganca dhe sulmet verbale deri në sulm fizik ndaj ministres së Punëve të Jashme dhe Diaspores znj. Donika Jusuf Gërvalla tregojnë sjelljen e një klase tanimë të tejkaluar politike, të dëshpëruar duken në panik, e cila humbi komoditetin e pushtetit dhe përfitimet nga abuzimi i skajshëm i pushtetit.

Çdo kërkesë nga cilado parti apo cilido lider politik për zbardhjen e vrasjeve politike të ndodhura gjatë dhe pas luftës në Kosovë është veprim human dhe obligim i shtetit ligjor ndaj viktimave dhe familjeve të tyre. Arsyetimi se kinse po sulmohet dhe gjykohet UÇK-ja është një manovër,alibi dhe shpifje e dukshme.

Mjafton të i shikoni deklaratat e pasurisë së disa protagonistëve dhe ish-drejtuesve të UÇK-së, të cilët e kompromituan luften dhe paqen me veprimet dhe sjelljet e tyre të abuzimit me pushtetin dhe e kuptoni se sa i shërbyen vendit dhe ndërtimit të shtetit ligjor.

 Moszbardhja e vrasjeve politike nxiti dhe presionin të mbrenshem dhe nga SHBA-ja,BE-ja. Sot ish-liderët e UÇK-së po mbahen në burg të Hagës sepse Kosova dhe udhëheqësit e saj politik për 20-vite nuk arritën apo nuk deshën të vendosin drejtësi për viktimat e vrasjeve politike. Disa nga ata udheheqës sot dyshohen si nxitës apo porositës të atyre vrasjeve për arritjen e ambicieve individuale politike e karrieriste dhe pasurim enorm.Asnjë parti apo person nuk ka të drejtë ta privatizojë UÇK-në sepse ajo është vlerë kombëtare.

Shumë njerëz kanë dhënë kontributin e vet për lirinë e Kosovës. Fshehja prapa UÇK-së nuk i ndihmon, por e dëmton imazhin dhe rolin çlirimtar të UÇK-së dhe Shtetit të Kosovës në proceset integruese në BE dhe NATO.Rrugët e integrimit do të hapen kur në këtë shtet do të funksionojë shteti ligjor, kur bandat kriminale dhe kapësit e shtetit do të dalin para drejtësisë. Nga deputetët kërkohet të tregojnë kulturë, edukatë dhe tolerancë sepse janë pasqyra dhe imazhi i popullit. Vendi ndodhet në një krizë të thellë pandemike dhe ekonomike.

 

Tani në rend të parë kërkohet unitet, konsensus, përgjegjësi dhe vetëdije shtetërore dhe kombëtare për tejkalimin e pandemisë, për zhvillim ekonomik dhe fuqizim të drejtësisë, për konsolidimin e demokracisë dhe mbrojtjen e interesave shtetërore e kombëtare në marrëdhëniet ndërkombëtare./Botapress/

Tags: DonikaGervalla

Të ngjashme

Diaspora

Në Treviso të Italisë u promovua libri i vrasjes së 1432 fëmijëve shqiptarë nga Serbia fashiste!

nga Bota Press
27 Mars, 2023
Diaspora

Kjo është shuma e parave që diaspora dërgoi në Kosovë vitin e kaluar

nga Bota Press
27 Mars, 2023
Diaspora

Në New York protestohet më 1 prill për drejtësi ndaj UÇK-së dhe vëllezërve Bytyqi

nga Bota Press
27 Mars, 2023
Diaspora

“Atdhetari i shtigjeve të lirisë” – monografi për heroin e kombit Xhavit Hazirin!

nga Bota Press
26 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • Tubimi i Shefqet Krasniqit: Politikanët bojkot, zero gra, iftari me ilahi të Adem Ramadanit
  • Sulmi ndaj Top Channel, presioni nga familjarët – të shtunën finalja e Big Brother VIP Albania?
  • Lajm i keq: Rryma pritet të shtrenjtohet të enjten për 15 përqind
  • Hoti kritika për Kurtin: Marrëveshja e Ohrit po reduktohet në themelimin e Asociacionit
  • Vdekje e dyshimtë në Vushtrri

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.