[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Disa lagje të Prishtinës mbesin pa ujë



KRU “Prishtina” ka njoftuar se janë detyruar të ndërpresin furnizimin me ujë në disa rrugë në kryqytet.Në njoftim thuhet se “Intervenimet në sistemin e rrjetit të ujësjellësit janë përditshmëri e punës së ekipeve të operimit dhe mirëmbajtjes”.

“Një nga defektet e ditës së sotme që, përgjatë sanimit u detyruam të ndërprejmë furnizimin me ujë në disa rrugë të kryeqytetit, është dëmtimi i gypit të ujit me diametër fi 200 mm në rrugën ” Bajram Bahtiri” në Prishtinë. Ekipet teknike janë në vendngjarje dhe natyra e ndërlikuar e këtij defekti është duke ndikuar në zgjatjen e mëtejme të sanimit”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se pa ujë janë: rruga “Bajram Bahtiri”, rruga e “Llapit” dhe “Ali Pashë Gjinolli”.“Kërkojmë mirëkuptim, derisa ekipet janë duke e bërë të pamundurën në sanimin e këtij defekti”.