[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Diplomatët vlerësojnë pozitivisht iniciativën e Ivanovit për takimet vjetore joformale



Ambasadorët, konsulatat dhe diplomatët në kuadër të pranimit tradicional, që me rastin e festave të fundvitit e organizon presidenti Gjorge Ivanov, sot janë në shëtitje turistike në Vevçani, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Diplomatët me nota pozitive kanë vlerësuar idenë e presidentit Ivanov që të organizojë takime të tilla, ku do të kenë mundësinë të takohen mes tyre, jashtë protokolit diplomatik.

“Kjo iniciativë është mundësi për ne të vizitojmë vende tjera, qytete tjera në vend. Dy vite jam ambasador dhe për herë të parë vij në Vevçan dhe me këtë jo që e kam mundësinë të vizitojë vende të reja, por këto aktivitete ndikojnë në nivelin e promovimit të turizmit të Maqedonisë”, deklaroi Jacek Multanowski, ambasadori i Polonisë në Maqedoni.

Qëndrim të ngjashëm kishte edhe Samuel Zhbogar, shefi i misionit të BE-së në Shkup, i cili gjithashtu tha se bëhet fjalë për një iniciativë të shkëlqyeshme të presidentit për takime të tilla jashtë Shkupit.