Sot është dita e Diola Dostit, pasi feston ditëlindjen.
Prej disa ditësh ajo ndodhet në një udhëtim në SHBA, bashkë me partnerin e saj, Erolld Begollin. Dyshja kanë vizituar vendet më të bukura dhe pamjet i kanë ndarë në rrjetet sociale.
Për ditëlindjen e Diolës, Erolldi ka treguar sa romantik është dhe sa i dashuruar është me partneren përmes këtij mesazhi:
Gezuar ditëlindjen, shpirt i bukur! Çdo moment me ty eshte nje dhurate e çmuar, dhe ne kete dite te veçante, dua që te ndihesh e rrethuar me gjithë dashurine dhe lumturinë që e meriton. Ti je arsyeja e buzëqeshjes dhe qetesis sime çdo dite. Te dua dhe faleminderit”– shkruan Begolli krahas fotove të tyre.