Dinamo nga Zagrebi nuk ka duruar shumë dhe e ka shkarkuar trajnerin pas humbjes befasuese (1:3) në ‘Maksimir’ nga Rijeka, në kuadër të çerekfinales së Kupës së Kroacisë.
Dinamovitët eliminohen nga skuadra e shqiptarit Lindon Selahi, por në anën tjetër ata e gjejnë menjëherë trajnerin e ri pas shkarkimit të Damir Krznar.
Në radhët e Dinamos paraqitet edhe shqiptari Arian Ademi, i cili mbrëmë e përjetoi keq eliminimin nga Kupa./Botapress.info/