“Dimri do të jetë i gjatë”: Kërcënohet hapur Evropa, publikohen pamjet e “frikshme”

“Dimri do të jetë i gjatë”, këto janë vargjet e këngës së artistit rus Yuri Vizbor që shoqërojnë një video të publikuar së fundmi në rrjetet sociale si shantazh ndaj Ukrainës dhe Evropës.

Në video shihen punonjësit e gjigandit rus të gazit “Gazprom” që tregojnë që temperaturat zbresin nën 0 gradë, teksa “Gazprom” bllokon shpërndarjen e gazit në Evropë.

Videoja, e cila është shpërndarë gjerësisht në Telegram dhe Twitter gjatë orëve të fundit, nuk është publikuar në asnjë llogari zyrtare në rrjetet sociale të Gazprom, megjithatë shumë nga personat qëe kanë shpërndarë citojnë kompaninë ruse si burim.

Nga Ukraina ka reaguar këshilltari i ministrit të Brendshëm, Anton Khraschenko i cili shkruan se Rusët vëertet po nemdojnë që mund të vrasin mijëra ukrainas, të pushtojnë territore të një vendi tjetër dhe të bëjnë Evropën të mbyllë një sy nga frika se mos i shantazhojë me gaz.

“Gazprom rus publikoi një videon ‘Dimri do të jetë i gjatë’ ku kompania ndalon rrjedhën e gazit dhe fillon epoka e akullit në Evropë. A mendojnë ata vërtet se mund të vrasin mijëra ukrainas, të kapin territore të një vendi tjetër dhe Evropa do të shikojë nga ana tjetër, e frikësuar nga shantazhi me gaz?”, shkruan ai.

 

ngjashme