[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Dimër i ashpër pritet në fundjavë



Botapress, 6 janar – Reshjet e borës kanë vështirësuar komunikacionin në të gjitha akset rrugore të Kosovës.

Dita e parë, sipas institucioneve qendrore dhe atyre komunale, është menaxhuar më lehtë, por ato kanë tërhequr vërejtjen për ditët në vijim, pas paralajmërimeve për uljen e madhe të temperaturave, shkruan sot Koha Ditore.

“Rrugët e Kosovës kanë qenë të gjitha të kalueshme. Vështirësitë më shumë janë shfaqur në zona rurale dhe në dy akse rrugore rajonale – ajo që çon te pikëkalimi kufitar Kullë-Rozhajë dhe në afërsi të Kaçanikut”, ka thënë Qemajl Jonuzi, udhëheqës i Divizionit për mirëmbajtje të rrugëve në Ministrinë e Infrastrukturës.

Jonuzi ka kërkuar kujdes për ditët në vazhdim, kur, sipas tij, pritet krijimi i shtresave të akullit.

Madje, ai ka thënë se mund të përballemi me gjendje që e quan “gjysmë të jashtëzakonshme”.