[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Digjen tri vetura civile në Fushë Kosovë



Dje në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë, në parkingun nëntokësor të një objekti banesor në rrethana ende të panjohura, janë përfshirë nga zjarri tri vetura civile me targa vendore.

“Njësit përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin”, thuhet në raportin policor, transmeton Klan Kosova.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Njësit përkatëse policore janë duke hetuar rastin.