Në ambientet e Qeverisë së Kosovës është duke u mbajtur një diskutim në këto momente. Nga ndërtsa e Qeverisë është lajmëruar deputeti Haxhi Avdyli.
Me një njoftim të shkurtër, Avdyli ka treguar se po diskutohet programi qeverisës për 4 vitet e ardhshme.
Gazeta mëson se pjesë e diskutimit janë shumica e kabinetit qeverisës.
Si njohëse e shëndetësisë, në takim është edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Jeta Statvoci, gjë të cilën e ka dëshmuar me një foto në profilin e saj në Facebook./Botapress/