Për shkak te një defekti në kerr u dasht të ndalemi detyrueshëm në skaj të rrugës dhe të presim deri të vie ndihma. Edhe pse moti ishte shumë i ftohtë, në rrugë po bëheshin punime dhe, per aq sa une marr vesh ne kete drejtim, shtrohej me kocka apo ashtu diçka.
Në mesin e punëtorëve ishte edhe një vajzë e re, e bukur dhe e gjatë. Floket e gjatë dhe te lidhur nën atë kapuçin e punëtorve, i binin per shpine.
Nuk ishte nga ato vajzat ose gratë qe nga pamja e jashtme duken si burra por ishte e bukur dhe natyrale. Me kaci në dorë e hiqte dheun e grumbulluar ne tokë dhe e hidhte ne nje rimorkio.
Na ra gjatë me pritë dhe dikur dola dhe u ula ne një si bllok mbi të cilin ishte shenja që në rrugë po punohej dhe i shikoja nga afër.
Më interesonte trajtimi qe i behej asaj vajze nga kolegët e saj burra. Asgjë e veçantë, një trajtim shumë normal si me të gjithë të tjerët, të paktën ashtu e perceptova une per aq kohe sa po i kqyrja.
Mu kujtuan edhe sa gra tjera te cilat i kisha parë të punonin si automekanike, malere, kulmndertuese, oficiere e larte ushtarake e çka jo tjeter, profesione në të cilat dominojnë burrat.
Krejt ato gra, me siguri nuk e shihnin vetën më të dobëta se burrat as ne aspektin fizik se le më ne aspektet tjera dhe me siguri as qe do te iu shkonte në mendje ta viktimizonin vetën për shkak të gjinisë. As ta reduktonin vetën vetëm në gjini dhe as të presin nje trajtim ekstra të butë veç për shkak se janë gra.
Dhe nuk besoj që atyre grave do t’iu shkonte mendja me dalë me protestu ne rrugë dhe m’i kerku nga burrat të drejtat e tyre. Ato nuk vajtojnë pse janë gra por i marrin ato të drejta sepse munden, sepse duan, sepse punojnë kudo që ia mësyejnë. Sepse nuk presin prej askujt e ma se paku prej burrit, me ja ba kushtet e mira materiale apo çfardo kofshin ato.
Njejtë si farmacistja që punon ne barnatoren afër meje, e cila me djalin shtatë muajsh të lidhur për trupi në atë “çantën” për fëmijë, punon 70% të orarit dhe secilin qe hyn ne barnatore e pershendetë me buzeqeshje. Shpesh djalin e vogël e mban të “lidhur” për trupi edhe burri i saj i cili punon po në të njejten barnatore.
Njejtë si ajo gruaja në treg te shtuneve me djalin e vogël, të cilin e mban herë ajo e herë burri dhe në nderkohë iu shërbejnë klientëve.
Gjinia? Nuk duket që luan ndonjë rol vendimtar, të dytë punojnë sa të munden.
Dhe po, kjo është barazi gjinore. Dhe kurgja tjetër nuk mundet me ofru ketë barazi përveç se punës. Cilado koftë ajo.