[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Diaspora drejt sukseseve me Unionin e Bizneseve



Nese do të beja bilancin e realizimeve të shoqerise  shqiptare në diaspore do të ndalesha në disa momente të rëndedishme të jetes dhe veprimtarise së saj. Së pari do të doja të theksoja si një arritje të rëndesishme formimin e Unionit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani, e cila është një organizatë e pavarur  dhe jofitimprurëse e krijuar në vitin 2013 nga bashkatdhetarët tanë të njohur për kontributin e tyre në sferën e bizneseve, si: vëllezërit Viqa, Nuha, Kelmendi dhe shumë të tjerë. Qëllimi i UB është të japë kontributin e vet profesional për krijimin e uraveb të nevojshme që mundësojnë rritjen dhe zhvillimin ekonomik dhe shoqeror të Kosovës dhe Shqiperisë nëpërmjet krijimit të marredhënieve të qëndrueshme midis institucioneve dhe bizneseve, Shqiptare dhe Gjermane.

Për këtë qëllim fisnik dhe dobiprurës Unioni i Bizneseve synon të pozicionohet si partner qëndror në Gjermani. Bazat e organizatës janë mbi 250 biznese Shqiptare dhe Gjermane me vendndodhje në Gjermani, por me veprimtari edhe në trevat Shqiptare kryesisht në Kosovë. Është kënaqësi të ve ne dukje që mërgata po ecën me hapa të sigurtë drejt bashkimit në fushën e biznesit, ate te intelektualeve dhe te studenteve me qellim rritjen dhe ndergjegjesimin e ketyre grupeve sociale për nvojen e mbeshtetjes së vendit tone nga vendet ku jetojmë dhe zhvillojme aktivitetin tonë. Jam i bindur se vetem te bashkuar dhe duke koordinuar përpjekjet tona të sinqerta dhe perkushtimin ndaj Kosovës dhe trojeve tjera Shqiptare, e bëjmë vendin tonë jerusalem për Shqiptarët dhe kombin tonë. Shpreh deshirën dhe bindjen që viti që sapo kemi

hyre do të jetë viti i mërgatës, vit i bashkimit mes nesh dhe kështu të bashkuar të mund të veprojme me efektivitet në dobi të vendit tonë. Urimet më të mira dhe gëzuar vitin 2017 Unioni i bizneseve shqiptare (UB)!

Shkruan.Sami Fejza