Dhunohet një vajzë në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një rast i dhunimit ka ndodhur në Fushë Kosovë me 22 gusht të 2022’ës, shkruan Insajderi.

Por, dje viktima femër ka raportuar rastin në polici. Sipas viktimës atë e kishte dhunuar kolegu i saj.

“Gjatë gjithë kohës sipas viktimës i dyshuari kishte pirë duhan duke i hedhur tymin në fytyre saj, ku viktima dyshon se kishte qenë narkotikë dhe nuk kishte më në dijeni se çfarë kishte ndodhur”, ka njoftuar policia.

Tutje, viktima ka thënë se ka qenë e kërcënuar nga i dyshuari dhe nuk kishte guxuar ta raportojë rastin.

“Andaj viktima dyshon se ishte dhunuar pasi që pastaj gjatë gjithë kohës i dyshuari e kishte kanosur dhe për këtë arsye nuk e kishte raportuar rastin. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

ngjashme