[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Dhunë tjetër në shkolla: Mësuesja qëllon nxënësin, ai i kthen dorën (Video)



Botapress, 18 Janar

Emisioni “Stop” në “TV Klan” vazhdon të publikojë raste të dhunës në shkollat tona. Ditën e sotme, janë publikuar video të tjera.

Njëra tregon dy nxënës që rrihen dhunshëm mes njëri­tjetrit brenda në klasë, ndërsa tjetra tregon se si një mësuese kërkon të nxjerrë jashtë klase një nxënës dhe e qëllon atë në fytyrë.

Ky i fundit e godet mësuesen në formë reagimi. Këto video vijnë pas skandalit të djeshëm, ku një mësuese dhunonte psikologjikisht nxënësit e klasës së parë.