• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Dhjetëra avionë kinezë fluturojnë mbi Tajvan

nga Bota Press
26 Dhjetor, 2022
në Botë, Lajme
ShareShareShare

Tajvani, i cili kundërshton me forcë pretendimet e Kinës për sovranitet, tha se këto stërvitje tregojnë se Pekini po shkatërron paqen rajonale dhe po përpiqet të frikësojë popullin e Tajvanit.

Një zyrtar i lartë i Tajvanit, i njohur me çështjet e sigurisë në rajon, tha për agjencinë e lajmeve Reuters se Tajvani vlerëson se Kina ka organizuar një “provokim” ushtarak për ta shprehur zemërimin ndaj një ligji të ri të SHBA-së që rrit ndihmën ushtarake për Tajvanin.

LEXO EDHE KETE

17 të vdekur dhe mbi 90 të plagosur nga reshjet e dendura të borës në Japoni

Zyrtari i Tajvanit, i cili nuk pranoi të identifikohet pasi që informacioni nuk është bërë ende publik, tha se, gjatë këtyre stërvitjeve, forcat ajrore kineze dërguan avionë luftarakë në të gjithë vendin për të simuluar sulme ndaj anijeve luftarake tajvaneze dhe amerikane.

Zyra e Çështjeve të Tajvanit në Kinë nuk iu përgjigj kërkesës për koment lidhur me këtë operacion ushtarak.

Zyra e presidentit të Tajvanit, Tsai Ing-wen, tha se presidenti do të thërrasë një takim të nivelit të lartë të sigurisë kombëtare të martën në mëngjes për të diskutuar forcimin e sistemit të mbrojtjes civile të ishullit dhe pastaj do ta mbajë një konferencë për media lidhur me masat e reja të mbrojtjes civile.

Në këtë deklaratë nuk u dhanë më shumë detaje, por Ministria e Mbrojtjes ka thënë se po shqyrton zgjatjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, që aktualisht është katër muaj, pasi lufta në Ukrainë dhe rritja e tensioneve me Pekinin i kanë shtuar diskutimet se si duhet t’i përgjigjen presionit ushtarak kinez.

“Sa më shumë përgatitje të bëjmë, aq më pak ka gjasa të ketë përpjekje të nxituara për agresion. Sa më të bashkuar të jemi, aq më i fortë dhe më i sigurt do të bëhet Tajvani,” tha Tsai në një ceremoni ushtarake të hënën.

Gjatë inkursionit të fundit, disa avionë kinezë, kryesisht avionë luftarakë, kaluan përkohësisht ngushticën e Tajvanit përpara se të ktheheshin në Kinë, sipas një grafike të publikuar nga ministria e mbrojtjes e Tajvanit. Shtatë anije të marinës kineze u panë gjithashtu afër Tajvanit, tha ministria.

Sipas raportit – që tregonte në detaje aktivitetet kineze pranë Tajvanit gjatë 24 orëve të fundit deri në orën 6 të mëngjesit të së dielës sipas kohës lokale – ushtria e Kinës dërgoi edhe aeroplanë të tjerë dhe dronë në zonën jugore të identifikimit të mbrojtjes ajrore të Tajvanit.

Taipei është ankuar disa herë për misione nga forcat ajrore kineze gjatë dy viteve të fundit, më së shumti në zonat jugore të vendit.

Tajvani dërgoi avionë luftarakë të paspecifikuar për të larguar avionët kinezë, ndërsa sistemet raketore monitoruan fluturimin e tyre, tha ministria.

Gjatë viteve të fundit, Kina e ka rritur presionin diplomatik, ushtarak dhe ekonomik në ishullin e vetëqeverisur për ta pranuar sundimin e Pekinit. Qeveria e Tajvanit thotë se dëshiron paqe, por do të mbrohet nëse sulmohet. /Botapress.info/

Tags: avionKineTajvan

Të ngjashme

Lajme

Besian Mustafa: “… Kush shkelë Kushtetutën është SUPERkriminel”

nga Bota Press
25 Mars, 2023
Lajme

Banorët për nominimin: Do dalë Olta!

nga Bota Press
25 Mars, 2023
Lajme

Granit Xhaka shkëlqen në Serbi, Zvicra e “shkel” Bjellorusinë

nga Bota Press
25 Mars, 2023
Lajme

Albin Kurtit i duhet Vetëvendosja në opozitë

nga Bota Press
25 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • Besian Mustafa: “… Kush shkelë Kushtetutën është SUPERkriminel”
  • Banorët për nominimin: Do dalë Olta!
  • Flet Ramiz Kelmendi: Nuk i dimë shkaqet e zjarrit në depo, dëmi është 35 milionë euro
  • Granit Xhaka shkëlqen në Serbi, Zvicra e “shkel” Bjellorusinë
  • Kosova merr një pikë në Tel Aviv, barazon 1 me 1 me Izraelin

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.