[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

“Dhëndri shqiptar” ndahet 63 herë nga e dashura (FOTO)



Aktori turk, Tolgahan Sayisman ka filluar xhirimet e një filmi të ri me aktoren Bade Iscil, e njohur për publikun shqiptar si Shebnem në serialin “Ezel”.

Sayisman, i cili do të martohet me aktoren dhe modelen shqiptare, Almeda Abazi, më 13 Shkurt, krahas përgatitjeve për dasmë po xhiron filmin me titull “Ish i dashuri im”.

Sipas medias turke, “dhëndri shqiptar” dhe Iscil do të luajnë rolin e një çifti që ndahet dhe pajtohet 63 herë.

Filmi planifikohet të shfaqet në kinematë turke në pranverën e vitit 2017.//tvklan.al