Një vdekje e dyshimtë është raportuar të ketë ndodhur gjatë ditës së djeshme. Jetën humbi 44 vjeçarja, Arzie Nuhiu nga Komuna e Gjilanit. Nga Policia e Kosovës kanë deklaruar se viktima në rrethana të panjohura ka rënë nga ballkoni i katit të pestë të ndërtesës.Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në obduksion./Botapress/