• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Detaje të reja për aksidentin në rrugën Gjilan-Ferizaj ku vdiqën dy vëllezër

nga Bota Press
24 Nëntor, 2021
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

 I akuzuari Jeton Ibrahimi e ka pranuar fajësinë se shkaku i pakujdesisë kishte shkaktuar aksident ku vdiqën dy vëllezërit e tij Sh.I. dhe F.I, dhe u lënduan N.A dhe E.S. Ngjarja kishte ndodhur në fshatin Budrikë e Epërme të Vitisë, në tetor të vitit 2019.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Halim Borovci, i akuzuari Ibrahimi  tha se aksidenti ka ndodhur nga pakujdesia, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Pas konsultimeve të mjaftueshme me avokatin tim, e pranoj fajësinë”, deklaroi i akuzuari, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Prokurori Halim Borovci nuk e kundërshtoi pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit, duke i propozuar gjykatës që të akuzuarin ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit.

Ai gjithashtu i propozoi gjykatës që t’ia shqiptojë edhe dënimin plotësues, të propozuar në aktakuzë ndalimin e drejtimit të automjetit.

Ndërsa i dëmtuari përkatësisht D.I, baba i të ndjerëve Sh.I dhe F.I, deklaroi se nuk e kundërshton pranimin e fajësisë dhe se nuk i bashkëngjitet ndjekjes penale. Mirëpo, tha se kërkesë pasurore juridike do të parashtrojë në kompaninë përkatëse.

Mbrojtësi i të akuzuarit Jeton Ibrahimi, avokati Burim Islami deklaroi se e mbështetë pranimin e fajësisë, duke i propozuar gjykatës që konform nenit 78 paragrafi 1 pika 1.1 të KPRK-së, që të akuzuarin ta shpallë fajtor për veprën e kryer nga pakujdesia por në të njëjtën kohë ta liroj nga dënimi.

“Mbrojtja kërkon nga gjykata që të veproj konform nenit 78 parag 1,1.1 të KPRK- së, ashtu që i pandehuri të shpallet fajtor për vepren penale të kryer nga pakujdesia mirëpo në të njëjtën  kohë të lirohet nga dënimi, duke qenë se i mbrojturi im është i vetmi djalë i mbetur i cili kujdeset për prindërit e tij”, tha avokati Islami.

Avokati Islami po ashtu ka kërkuar nga gjykata që të refuzoj propozimin e prokurorisë për shqiptimin e dënimit plotësues, ngase sipas tij, një masë e tillë do të krijoj pasoja të mëdha ekonomike jo vetem për të akuzuarin por edhe tërë familjen, pasi që është i vetmi person që posedon leje të vozitjes.

Gjykatësja Drane Simani, pasi aprovoi pranimin e fajësisë nga i akuzuari, njoftoi se shpallja e aktgjykimit do të bëhet më 26 nëntor  2021, në ora 09:15.

Aktakuza e ngritur në nëntor të 2019-tës nga Prokuroria Themelore në Gjilan, ngarkon të akuzuarin Jeton Ibrahimi, se ka kryer veprën penale “rrezikimi i trafikut publik”.

Sipas aktakuzës, në tetor të 2019, rreth orës 22:40, në rrugën Gjilan-Ferizaj, në fshatin Budrike e Epërme, deri sa drejtonte automjetin e markës BMW 530 D, ngjyre hiri metalike,me targa 06-513-DM, nga pakujdesia shkel Ligjin për Rrëgullat e Trafikut Rrugor nga neni 48 dhe neni 53 paragrafi 1, respektivisht duke qenë se i pandehuri nuk e përshtat shpejtësinë dhe kushtet e rrugës.

Tutje në aktakuzë thuhet se i pandehuri me të arritur tek kthesa në të majtë humb kontrollin mbi automjetin dhe ashtu duke rrëshqitur kalon në shiritin e kundërt të qarkullimit dhe me pjesën e djathtë të mesit të dyerve të automjetit të tij godet automjetin “Seat Leon”, me targa  BU019-dz, në pjesën e përparme të tij,  të cilën e drejtonte E.S i cili në momentin kritik ishte duke lëvizur nga Kllokoti në drejtim të Gjilanit, më ç’ rast rezulton me vdekjen e dy personave SH.I.  dhe F.I, të cilët ishin pasagjerë në veturën e të pandehurit si dhe  lëndime trupore pësojn N.A dhe E.S, të cilët për shkak të lëndimeve detyrohen të kërkojnë ndihmë mjekësore në Spitalin Regjional të Gjilanit-Qendra Emergjente.

Me këtë i akuzuari po ngarkohet se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370, paragrafi 9, në lidhje më paragrafin 6 e 1 të Kodit Penal, është e dënueshme me burgim prej një deri në tetë vjet, transmeton Botapress.info/

Tags: aksident-i rende

Të ngjashme

Ekskluzive

“E rrezikshme zgjerimi i NATO-s, pas periudhës së Luftës së Ftohtë”: Reagon Stoltenberg dhe tregon ç’po ndodh me Ukrainën

nga Bota Press
16 Maj, 2022
Lajme

Toka nuk gjen qetësi: Tërmeti i fortë shkund shtetin fqinj me Shqipërinë, ja epiqendra

nga Bota Press
16 Maj, 2022
Lajme

Arrestohet rreshteri në Pejë, i shkaktoi lëndime të rënda trupore koleges së tij

nga Bota Press
16 Maj, 2022
Ekskluzive

Majori i qytetit te  Nju Jorkut Adams e quan komunitetin shqiptar në Bronx, “Shqipëria e Vogël”

nga Bota Press
16 Maj, 2022


Lajmet e fundit

  • “E rrezikshme zgjerimi i NATO-s, pas periudhës së Luftës së Ftohtë”: Reagon Stoltenberg dhe tregon ç’po ndodh me Ukrainën
  • Toka nuk gjen qetësi: Tërmeti i fortë shkund shtetin fqinj me Shqipërinë, ja epiqendra
  • Kurti krenohet me sorollatjet nëpër SHBA me paratë e shtetit, kjo është shuma që shpenzoi
  • Arrestohet rreshteri në Pejë, i shkaktoi lëndime të rënda trupore koleges së tij
  • Majori i qytetit te  Nju Jorkut Adams e quan komunitetin shqiptar në Bronx, “Shqipëria e Vogël”

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.