Një 15-vjeçare ka vdekur pasi dyshohet se ka rënë nga kati i 5’të i një ndërtese në Prishtinë. Rasti ka ndodhur mbrëmë në rrugën “B” në Prishtinë, ndërsa policia në QKUK ka konstatuar vdekjen e saj.
Policia ka bërë të ditur se rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë” dhe po hetohet, transmeton Gazeta Botapress.info
“Viktima femër kosovare është dërguar në QKUK. për trajtim mjekësor, pasi që e njëjta dyshohet se është rrëzuar nga banesa në tokë dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore. Ekipi mjekësor i Emergjencës ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë. /Botapress.info/