Gazeta Botapress.info pak më parë raportoi për një incident me armë zjarri, ku humbi jetën një person dhe një tjetër është plagosur. Gazeta ka mësuar se viktima është Egzon Rafuna 22-vjeçar nga komuna e Gjilanit dhe i plagosuri i cili gjendet në gjendje të rëndë shëndetësore është Valdrin Halimi 29-vjeçar nga fshati Pogragjë të Gjilanit.
Sinjali ka kontaktuar me Drejtorin e Spitalit të Gjilanit, Arsim Emini i cili ka thënë se viktima, Egzon Rafuna ka qenë pa shenja jete dhe ka qenë i plagosur në pjesën e majtë të gjoksit.
Ndërkaq Emini ka bërë të ditur se i plagosuri, Valdrin Halimi ka dy plagë nga arma e zjarrit në regjionin e ijëve dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Një ka ardhur pa shenja jete, vdekje me plagë nga armë zjarri, plagët kanë qenë në pjesën e majtë të gjoksit. Ndërkaq i plagosuri ka dy plagë me armë zjarri në regjionin e ijeve, regjioni limbol. I plagosuri është dërguar për në Prishtinë. Është në gjendje të rëndë por me parametra stabile”ka thënë Emini .