[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Detaje të reja nga përgjimet që çuan në arrestim zyrtarit të lartë të Qeverisë (Video)



“Roqkotellat” siç i quante Zahir Bajrami bashkëpunëtorët e tij, nuk ia hoqën dënimin prej 3 vjetësh Elsadat Musliut, ani pse i njëjti kishte paguar 20 mijë euro.

Në pjesën tjetër të bisedave mes Elsadat Musliut dhe Zahir Bajramit e djalit të tij,

drejtori i Financave në Qeverinë e Isa Mustafës, tenton ta bindë Musliun, se bashkëpunëtorët e tij, do t’ia heqin dënimin., drejtori i Financave në Qeverinë e Isa Mustafës, tenton ta bindë Musliun, se bashkëpunëtorët e tij, do t’ia heqin dënimin.

Paratë u morën e dënimi mbeti. Pas kësaj, Elsadat Musliu, kërkonte nga i biri i Zahir Bajramit, që t’i ktheheshin paratë, pasi që puna s’ishte kryer.

Por ky i fundit, thotë se një gjë e tillë nuk mund të bëhet dhe se paratë nuk do t’i kthehen.

Elsadat Musliu, që jeton në Zvicër qe një kohë të gjatë, ishte dënuar në vitin 2012 me tre vjet burgim, për veprën penale kontrabandë me migrantë.

http://www.dailymotion.com/video/x5bfrn7_pergjimet-z-bajrami_news