• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Detaje të reja në lidhje me vrasjen e rëndë në Batllavë

nga Bota Press
19 Tetor, 2021
në Aktuale
ShareShareShare

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ia ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit Baki Brahimi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën “Vrasje e rëndë”, ndaj djalit të axhës së tij Gazmend Brahimi.

I pandehuri Baki Brahimi, dyshohet nga Prokuroria se ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”.

Baki Brahimi dyshohet se fillimisht e ka goditur me furgonin e tij tashmë të ndjerin e më pas me armë zjarri. Sipas të afërmve të viktimës dhe dorasit, dyshja kishin pasur vazhdimisht probleme. Kushërinjtë kishin pasur probleme mes vete edhe ditën e diel, madje i dyshuari kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së viktimës.

Azem Ejupi, avokati i të dyshuarit Baki Brahimi, ka dhënë detaje për Gazetën Express për vrasjen që dyshohet se lidhet me mosmarrëveshje rreth pronës.

Duke folur për Gazetën Express, avokati Azem Ejupi, tha se klienti i tij, kur është marrë në pyetje nga prokurori nuk e ka mohuar se të ndjerin fillimisht e ka goditur me furgonin e tij, derisa i ndjeri ishte në biçikletë.

“Është deklaru para prokurorit. Ai (i dyshuari), thotë se gjatë rrugës e ka taku me biçikletë (të ndjerin), dhe e ka përplas me furgonin e tij, nuk e mohon atë. Gjatë rrugës e ka taku të ndjerin dhe e ka përplas, ashtu është deklaru ai në polici”, tha avokati.

Sipas deklaratës së të dyshuarit, të cilën e përfolë avokati i tij Azem Ejupi, mosmarrëveshja ka nisur pasi i ndjeri i ka vendosur tela (rrethoja), para derës dhe ia ka dëmtuar të mbjellurat.

Sipas avokatit të tij, i dyshuari është shprehur se dje ka marrë rrugën për t’u paraqitur në stacionin policor në Podujevë, por gjatë rrugës ka hasur tashmë të ndjerin me biçikletë dhe fillimisht e ka goditur me furgonin e tij, e më pas e ka goditur me dy plumba në kokë.

Tags: vrasja ne Batllave

Të ngjashme

Aktuale

The Wall Street Journal: SHBA-ja ua ka refuzuar hyrjen disa afganëve të strehuar në Kosovë

nga Bota Press
24 Maj, 2022
Aktuale

Kurti fton Greqinë që t’ju bashkohet vendeve të BE-së që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës

nga Bota Press
24 Maj, 2022
Aktuale

Polici i arrestuar hoqi kamerat e sigurisë afër laboratorit të drogës që u shkatërrua, IPK jep detaje

nga Bota Press
24 Maj, 2022
Aktuale

Që tre muaj pa paga, MSH ende “në konsultime” për gjetjen e zgjidhjes për profesionistët shëndetësorë

nga Bota Press
24 Maj, 2022


Lajmet e fundit

  • The Wall Street Journal: SHBA-ja ua ka refuzuar hyrjen disa afganëve të strehuar në Kosovë
  • Kurti fton Greqinë që t’ju bashkohet vendeve të BE-së që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës
  • Merovci rrëfen për një atentat ndaj Rugovës: Ra kavanozi me turshi, menduam se ishte bombë
  • Polici i arrestuar hoqi kamerat e sigurisë afër laboratorit të drogës që u shkatërrua, IPK jep detaje
  • Që tre muaj pa paga, MSH ende “në konsultime” për gjetjen e zgjidhjes për profesionistët shëndetësorë

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.