• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Detaje për privimin nga jeta të gruas nga kunata e saj

nga Bota Press
22 Janar, 2023
në Aktuale
ShareShareShare

Që nga 8 nëntori i 2022-ës, kur ishte raportuar rasti i dhunës në familje, institucionet kompetente nuk kishin ndërmarrë asnjë veprim për t’i ofruar mbrojtje viktimës Saime Domazeti, sipas obligimeve ligjore. Lidhur me rastin e vrasjes, avokati i të dyshuarës Nazire Abdyli, Besim Morina thotë se ende nuk kanë pranuar raport të Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML).

Prokuroria Themelore në Prizren, më 21 dhjetor 2022, kishte ngritur aktakuzë për dhunë në familje ndaj Nazire Abdylit dhe Jeton Abdylit. Kjo aktakuzë nuk paraqet asnjë prej llojeve të masave mbrojtëse.

LEXO EDHE KETE

Ferizaj – Dy vajza bien nga kati i 4-të, vdes njëra

Në këtë mënyrë, viktima Saime Domazeti kishte mbetur në mëshirën e të akuzuarve për kryerje të dhunës ndaj saj, të cilët nuk kishin mbajtur “premtimin” se do të kujdeseshin për të.

Më 26 dhjetor 2022 Saime Domazeti vdiq pas lëndimeve që dyshohet t’i ketë marrë në trup dhe fytyrë me copa të ndryshme druri, të cilat i kishin shkaktuar asaj gjakderdhje në tru.

Për këtë rast, dyshohet Nazire Abdyli kunata e të ndjerës, e cila gjendet në paraburgim, teksa para gjykatës ka pranuar se e ka goditur të ndjerën.

“Po e kam rreh vallahin, e kam rreh, mas 3-4 dite ka vdek. Po i dhashë ndihmë sa munda, po qaq munda, motër të burrit e kam pas, që 26 vjet u kanë në shpi teme, e kam ruajt, jam kujdese”, ka thënë e dyshuara në gjykatë.

Avokati i të dyshuarës, Besim Morina, në një përgjigje për “Betimin për Drejtësi”, thotë se ende nuk kanë pranuar raport të Institutit të Mjekësisë Ligjore, nga çka do të vërtetohej shkaktari i vdekjes. Teksa, hedh dyshime se ajo ishte vizituar ditë më parë nga një mjek, i cili nuk kishte konstatuar se viktima ka ndonjë problem.

“Kunata dyshohet se pas disa goditjeve me një mjet të fortë, copë dru, e ka goditur të ndjerën disa herë, me çka, tani për tani thuhet se si rezultat i këtyre goditjeve e ndjera edhe ka vdekur, por, të shtojmë edhe këtë fakt se ne tani për tani, nuk kemi pranuar raportin e IML, pra të obduksionit, ku sigurt aty do të vërtetohet se si rezultat i çkafit e ndjera vdiq, pra nga goditjet me mjet, apo ndonjë komplikim tjetër shëndetësor”, ka thënë ai.

Morina ka shtuar se meqenëse viktima ishte e sëmurë, mjaft e dobët, nuk dihet nëse ka vdekur më vonë nga koha e goditjes.

“Nuk jemi të sigurt, por një ditë më vonë nëse jo gjysmë dite me vonë, edhe pse siç thuhet ishte vizituar nga një mjek i asaj ane dhe nuk kishte pasur diçka serioze, siç kemi njohuri, pra nuk ishte kërkuar ndonjë urgjencë apo marrje e medikamenteve shëruese, kjo mbetet të shifet”, ka thënë avokati Morina. /Botapress.info/

Tags: gruasPrizrenvdekja

Të ngjashme

Aktuale

Escobar: Për SHBA-në, njohja reciproke është qëllimi final i dialogut Kosovë-Serbi

nga Bota Press
3 Shkurt, 2023
Aktuale

Bie çmimi i naftës në Kosovë

nga Bota Press
3 Shkurt, 2023
Aktuale

“Çarten” analistët pro VV-së, i “mëshojnë” opozitës: Zvarranikë, qenë endacakë, kastravecë politikë

nga Bota Press
3 Shkurt, 2023
Aktuale

Mediumi gjerman: Për Serbinë, njohja e pavarësisë së Kosovës është e paimagjinueshme

nga Bota Press
3 Shkurt, 2023


Lajmet e fundit

  • Stano: Qëndrimi i BE-së për Asociacionin mbetet i pandryshueshëm
  • Escobar: Për SHBA-në, njohja reciproke është qëllimi final i dialogut Kosovë-Serbi
  • Bie çmimi i naftës në Kosovë
  • Pozitat në seks që duhet t’i provoni patjetër kur bie borë
  • Rrokulliset autobusi me plot pasagjerë, të paktën tre të vdekur

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.