Detaje të reja janë publikuar nga plani për eliminimin fizik të kryeministrit të Kosovës, në vitin 2021. Ishte Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë që zbuloi të dhënat e një përpjekje të fshehtë për të vrarë Albin Kurtin. Sipas të dhënave personi që do të kryente qitjen ishte nga Shqipëria dhe përveç Kurtit në shënjestër ishin edhe dy të tjerë.
Në dokumentet që disponohen theksohet se Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ka marrë informacione për atentat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të Ismet Haxhës, ish-anëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës dhe i afërm i Kadri Veselit dhe Xhavit Halitit, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-deputet.
Në vitin 2017 u planifikua një atentat edhe ndaj Lulzim Bashës, nën hetime ishin dy kosovarë