• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Detaje nga rasti i tmerrshëm : Vrau vëllain pas mosmarrëveshjes rreth disa bagëtive në Rahovec

nga Bota Press
24 Janar, 2023
në Aktuale
ShareShareShare

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit J.G., i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, akuzohet për vepër penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Trupi gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 21 vjet e 6 muaj.

LEXO EDHE KETE

Takimet e të vrarit “Cen Kaçaniku” me figurat e rëndësishme politike

“I pandehuri J.G., akuzohet se “më 12 qershor 2021, rreth orës 21:25, në fshatin Sopniq të Rahovecit, i akuzuari J.G., në oborrin e shtëpisë së tij, pas një mosmarrëveshje rreth disa bagëtive ka privuar nga jeta vëllanë e tij H.G, i moshës 65 vjeçare dhe ka vënë në rrezik jetën e të dëmtuarve A.G. dhe A. G.(1)., në atë mënyrë që viktima së bashku me dy djemtë e tij shkojnë në oborrin e të akuzuarit për t’ia dërguar bagëtinë dhe aty pas një fjalosjeje të çastit i akuzuari J.G., e nxjerrë një revole nga xhepi i djathtë i pantallonave dhe atë të tipit “Zoraki”, e me të njëjtën shtie disa herë në drejtim të tani të ndjerit, i cili në ikje e sipër qëllohet me dy të shtëna, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse”, njofton gjykata, transmeton Botapress.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar./Botapress.info/.

Tags: rahovecvellauvrasja

Të ngjashme

Aktuale

Mediumi gjerman: Për Serbinë, njohja e pavarësisë së Kosovës është e paimagjinueshme

nga Bota Press
3 Shkurt, 2023
Aktuale

A do të rriten çmimet e naftës dizel pas sanksioneve të reja kundër Rusisë?

nga Bota Press
3 Shkurt, 2023
Aktuale

Gazetari kosovar në Beograd tregon pse deputetët serbë iu sulën Vuçiqit

nga Bota Press
3 Shkurt, 2023
Aktuale

Abdixhiku: Asociacioni duhet të themelohet, është obligim ndërkombëtar

nga Bota Press
3 Shkurt, 2023


Lajmet e fundit

  • Disa nga dëshmitë e masakrës së 3-4 shkurtit në veri të Mitrovicës (pamje të rënda)
  • Kurti sot në Turqi, pritet nga Erdogani
  • E tepron Nexhi: Serbia do ta njohë Kosovën, NATO do ta bombardojë edhe njëherë
  • “Biden i ofroi Putinit 20% të Ukrainës për t’i dhënë fund luftës”
  • Kush janë njerëzit që u bënë mur mbrojtës për Vuçiqin gjatë stuhisë në parlament?

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.