Forcat e Vladimir Putinit kanë rrëzuar helikopterin e tyre në Ukrainë pasi që ai gabimisht filloi të qëllonte në drejtim të trupave të tij, shkruan Daily Mail, përcjell Botapress.info
“Na kalle zemrën”, postimi prekës i vëllait të 30-vjeçarit që u gjet pa shenja jete sot në Ferizaj
Helikopteri Ka-52, që kushton rreth 12 milionë funta, u qëllua në Kherson, bëri të ditur Stafi i Përgjithshëm i Ukrainës.Udhëheqësit ushtarakë me shaka thanë se ‘ai ishte gjest i vullnetit të mirë’ prej forcave pushtuese.
Ata raportuan se tre prej helikopterëve ishin duke fluturuar mbi rajonin e okupuar dhe filluan të qëllonin në drejtim të trupave ruse të vendosur poshtë.
Trupat iu kundërvënë sulmeve, ku rrëzuan një prej helikopterëve në atë që është dëshpërimi i fundit për trupat e Putinit.
Vetëm javën e kaluar, Rusia rrëzoi në Ukrainë aeroplanin e saj Su-34M, që kushton 35 milionë funta.
Ushtarët ishin duke u përpjekur për të shënjestëruar lansuesit amerikanë të raketave HIMARS, të cilat kanë shkaktuar dëme qysh kur iu dërguan forcave mbrojtëse. /Botapress.info/