Zgjedhjet janë bërë garë mes Exit poleve duke dhënë rezultate paraprake para KQZ-së. Dhe këto Exit pole në të shumtën e rasteve janë të përafërta me rezultatin zyrtar të KQZ-së.
Por për dallim nga Exit polet e tjera të televizioneve kosovare, duket se EXIT POLI i projeksionit Koha Ditore ka përjetuar një deshtim total sidomos në Prishtinë dhe në Prizren.
Kështu sipas Exit Polit të Kohës Ditore Arben Vitia është shpallur fitues me 52.4% të votave ndërkaq Përparim Rama ka marrë 47.6% për qind të votave.
Ndërkaq sipas rezultatit zyrtar të KQZ-së Përparim Rama është fitues me me 51.07% ndërkaq Arben Vitia me 48,93% të votave. Kjo i bie se Exit Polli i Kohës Ditore ia ka huqur gati mbi 3% të marzhit të gabimit.
Një huqje Exit Polli i Kohës ditore ka dështuar edhe në Prizren.
Sipas Kohës ditore garën në Prizren e ka fituar Mytafher Haskuka i VV-së me me 51% të ndërkaq Shaqir Totaj i PDK-së ka marrë 49% te votave.
Ndërkaq sipas rezultatit përfundimtar, fitues i garës në Prizrfen është Shaqir Totaj i PDK-së me 51,01% ndërkaq Mytaher Haskuka me 25.942 vota apo 48,99%.
Këto huqje e bëjën jo kredibile për sondazhe të tjera në të ardhmen, shkruan Botapress.