[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Dëshmitari i vdekjes së të riut nga orteku në Brezovicë rrëfen për atë që pa (FOTO)



Sot në Brezovicë në mënyrë tragjike ndërroi jetë një 24-vjeçar nga Ferizaji. Detaje se si ndodhi ngjarja e tmerrshme e cila rezultoi të jetë fatale për të riun e Ferizajt tregon një dëshmitar i ngjarjes.

Në një komunikim dhe shkëmbim ngushëllimesh mes miqsh në rrjetet sociale dëshmitari në fjalë rrëfen momentin se si Fisnik Qerkini teksa po skijonte u bë viktimë e ortekut të borës, shkruan lajmi.net.

Ai shpjegon se trupi i të ndjerit qëndroi gati tri orë në vendin ku rrëshqiti nga orteku, ndërkaq bën të ditur se as helikopteri nuk kishte mundësi të shkonte në vendin, pasi që era ia pamundësonte fluturimin.

Madje duke treguar gjithë çfarë ai kishte parë, ndër tjerash thotë se orteku e hodhi atë diku 100 metra përmes gurëve e pemëve, duke shkaktuar në trupin e tij shumë thyerje dhe lëndime të brendshme, që çuan deri në vdekjen e tij.

Ndërkaq me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i është dorëzuar familjarëve për procedurat e varrimit, pasi rasti është cilësuar si vdekje aksidentale.