Personi që kishte shkaktuar aksidentin tragjik në fshatin Koshare të Ferizajt qershorin e këtij viti, ku kishte rezultuar me vdekjen e 5 personave, i është ndryshuar masa e paraburgimit.
Me kërkesë të Prokurorisë, Erton Musilu është liruar për në arrest shtëpiak. Raportohet se masa e arrestit shtëpiak është në afat prej 1 muajsh.
Kujtojmë se me 6 qershor, Ertioni ishte duke vozitur “Audi A8” dhe kishte goditur veturën “Golf II” e cila po lëvizte nga drejtimi i kundërt.
Vlen të theksohet se si pasojë e aksidentit atë ditë kishin mbetur të vdekur katër persona (N.R, 39-vjeçar, drejtues i automjetit, XH.R., 60-vjeçare, S.R., 32-vjeçare dhe Y.R., 12-vjeçar), të gjithë këta familjarë mes vete. Ndërsa, më 17 qershor nuk kishte arritur t’u mbijetonte plagëve I.R., 32-vjeçare, e shtruar në QKUK.