Deputetja e LDK-së, Rrezarta Kransiqi, ka reaguar ndaj numrit dy të Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, i cili ka thënë se disa hapa drejt integrimit për në BE janë përmbushur gjatë qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti, gjë që s’kishte ndodhur në gjithë qeveritë e kaluara.
Krasniqi ka thënë se një deklaratë e tillë e Bislimit është ofendim për qytetarët, duke shtuar se Kosova ka hyrë në vitin e dytë të sanksioneve dhe ka dështuar të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare.
Postimi i plotë:
Z. Bislimi paska thënë që brenda qeverisjes së tyre ka ndodhur integrimi dhe kjo është ofendim për të gjithë qytetarët.
Republika e Kosovës ka hyrë në vitin e dytë nën sanksione nga BE, keni dështuar të antarësoheni në KiE dhe nuk ka asnjë anëtarësim në asnjë organizatë ndërkombëtare. Ju jeni turpi i kësaj Republike.
Besnik Bislimi dhe Albin Kurti do të mbahen në mend si qeverisja e mashtrimit dhe sanksioneve.