• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Deputetja Kica reagon ndaj gjuhës së Shalës ndaj saj

nga Bota Press
22 Qershor, 2021
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

Deputetja e Listës “Guxo”, Daorsa Kica-Xhelili, ka reaguar sot për herë të parë, pas gjuhës seksiste që zv.drejtori i RTK-së, Mentor Shala e përdori ndaj saj. Ajo tha se nuk ka reaguar për këtë çështje deri më sot pasi asgjë nuk ia ndikon mendimin e lirë të saj.

Më tutje, deputetja në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, ka thënë se për të nuk ka rëndësi se kush çfarë flet, e kush çfarë poston, teksa shtoi se postimi i Shalës për të nuk ishte i rëndësishëm.

“Unë do të doja shumë shkurt, sepse po mendoj që i kemi trajtuar mjaft shumë çështjet e Bordit të RTK-së, tash e disa mbledhje që po mbahen. Para së gjithash për shkak se u ngrit tema e ditës së fundit ku është përmendur emir im, ekziston një arsye pse unë nuk kam reaguar. Është arsyeja që ditën kur unë e kam lexuar reagimin për mua nuk ka qenë qas i rëndësishëm. Për mua personalisht, kush çka flet, kush çka poston, nuk ma ndikon mendimin tim të lirë për çështje esenciale”, ka deklaruar ajo.

Kica-Xhelili tha se të premten kur edhe është publikuar postimi i Shalës, për të kanë folur qytetarët e shoqëria civile.

“Nëse dikush ka për të kundërargumentu diçka për ato që i them unë, jam e gatshme me dalë në debate publike dhe private, por ato kërkohen në mënyrë të denjë. Për shkak se kanë reagu shoqëria civile, mediat, po du me ardh te pika të tjetër që të premten unë nuk kam qenë zëri qytetarëve të Kosovës por qytetarët kanë qenë zëri jem, kam një borxh reciprok”, ka thënë ajo.

Zëvendësdrejtori i Radio Televizionit të Kosovës, Mentor Shala, të premten ka reaguar me një gjuhë të papranueshme ndaj deputetes së listës ‘Guxo’, Doarsa Kica-Xhelili, e cila në një intervistë e kishte përmendur atë, si zyrtar të RTK-së.

Shala përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se po i duket se Doarsa e ka mendjen vetëm tek ai dhe e ka ftuar për një takim.

“Doarsa bukuroshja paska fol mbrame prap për mu. Shumë bre ka qef me ma përmend emnin. Po më duket vetëm te unë e ka mendjen! A e caktojmë një takim Doarsë, për drekë a për darkë a? Që don i thrrasim edhe ato mikeshat e tua në RTK! Knaqemi edhe t’kallxoj krejt për RTK-në, edhe nime e kupton çka është RTK-ja! E miqt e RTK-së?! Jo valla s’pi thrrasim!

Kallxom, kur po dalim, Doarsë!”, është shprehur Shala në Facebook-un e tij. /Express/

Tags: Daorsa Kica-Xhelilimentor shala

Të ngjashme

Lajme

Ju kujtohet vajza e Zhades, ja si duket sot ajo

nga Bota Press
12 Gusht, 2022
Lajme

Genes i ndalohet hyrja përgjithëmonë në SHBA, kjo është arsyeja

nga Bota Press
12 Gusht, 2022
Lajme

Tuna Sejdiu: “Zogu” ma i mirë prej krejtve apo jo!

nga Bota Press
12 Gusht, 2022
Kosovë

Krasniqi: Nuk qëndrojnë akuzat e Asociacionit të Komunave dhe të opozitës

nga Bota Press
12 Gusht, 2022


Lajmet e fundit

  • Krejt çka dihet deri tani për tragjedinë në Cetinje të Malit të Zi ku u vranë 11 persona
  • Aksident i rëndë, vdes një 23-vjeçar
  • Ju kujtohet vajza e Zhades, ja si duket sot ajo
  • Genes i ndalohet hyrja përgjithëmonë në SHBA, kjo është arsyeja
  • Tuna Sejdiu: “Zogu” ma i mirë prej krejtve apo jo!

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.