[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Deputetja Ganimete Musliu vjen si modele në fotografitë e reja (FOTO)



Deputetja nga radhët e PDK-së Ganimete Musliu, ka treguar disa herë nëpër intervista se një ndër pasionet e saj është fotografia.

Madje vite më parë ishte pikërisht ajo e cila me fotoaparatin e saj, i realizoi një set fotografik mikes së saj, njëherit këngëtares së njohur Leonora Jakupi.

Ndërsa së fundmi, Ganja ka vendosur që të realizojë një fotoseion për veten e saj, ku në pozat që ka marrë shohim një tjetër version të deputetes së njohur.

Një pallto e hirtë, e karakterizuar me material lëkure të zezë tek gryka, dhe një palë syze të errëta, ishin zgjedhja e deputetes Musliu për të dukur sa më me stil në fotosesionin e ri.

“Andej dukeshin rrezet e diellit”, shkruante Ganja në mbishkrimin e njërës prej fotografive të publikuara në Instagram, teksa është komentuar menjëherë nga mikeshat e saj, këngëtaret drenicase Dafina Dauti dhe Leonora Jakupi.