Deputetja e VV’së, Tinka Kurti, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në facebook¸ka reaguar lidhur me arrestimet e dhunshme të aktivistëve të PSD’së nga Policia e Kosovës.
Kurti tha se nuk është ndier mirë kur ka pa arrestimet e aktivistëve, e sidomos kur subjekt i arrestimit ishin gratë.
Ajo nuk harroi të përmend se protesta është mjet i rëndësishëm demokratik.
E krejt në fund, Kurti tha se demokracia nuk ka filluar në gjysmën e dytë të vitit 2021. Sipas saj, me demokraci jetojmë prej kohësh.
PSD’ja protestoi sot para institucioneve kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës për tarifën prej pesë eurove që do t’u faturohet qytetarëve sa herë që ata të regjistrojnë veturat e tyre.
Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Kurtit:
“Nuk ndihesh mirë me pa pamje të arrestimeve sigurisht. Aq më keq kur e pësojnë vajzat. Protesta është mjet i rëndësishëm demokratik. Gjithmonë mbetet.
Ndërkaq për disa që kanë reaguar për herë të parë: e keni pasë mundësinë me u dëshmu edhe më herët. Demokracia nuk fillon në gjysmën e dytë të vitit 2021. Jemi këtej prej kohësh”, shkruan Kurti./Express/