Deputetja e VV’së që nuk e dëgjonte Kurtin në seancë, por shikonte reklama të shporetëve në Facebook

Deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Shqipe Isufi, në seancën e fundit në Kuvend (e premte), si duket ishte në hall se si t’ia bëjë gjatë motit të ftoftë në muajt e ardhshem.

Isufit më shumë i interesonte oferta në Facebook për shporet, sesa argumentet e kryeministrit Kurti dhe vartësve të tij për çështjet aktuale në vend.

Bëhet fjalë për një shporet në vlerë prej 1450 euro, të cilin deputetja ndoshta e shikonte për ta blerë.Ajo mund ta blejë atë me ndihmën e subvencionimet e Qeverisë.Kur u pyet nga Nacionalja pse po këqyrte shporete gjatë seancës së Kuvendit, deputetja tha se vetëm po i analizonte.

“I ka qit qeveria, i analizojsha… kurgjo” – tha Isufi.

Por, deputetja këtë shporet po e këqyrte për një qytetar, e jo për vete.

“Jo, unë jo personalisht, por më ka pyetur dikush prej qytetarëve”.

Kosova gjatë dimrit pritet të përballet me reduktime të ashpra të rrymës.

ngjashme